Për të mos u humbur, goli fantastik i Zaniolo ndaj Spalit (VIDEO)
Ylli i Romës, Nicolo Zanilo ka shënuar njërin nga golat më të mirë të këtij viti.

Roma fitoi me rezultat të thellë 6-1 ndeshjen e tyre në udhëtim te Spali, e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.

Golat në këtë fitore të Giallorossëve i shënuan Nikola Kalinic (10’), Carles Perez (38’), Aleksander Kolarov (47’), Bruno Peres (52’, 75’) dhe Nicolo Zaniolo (90’).

Megjithatë, goli më i mirë dhe më i përfolur padyshim se është ai i talentit të madh italian, Zaniolo.

Zaniolo ka shënuar njërin nga golat më të mirë të vitit edhe pse vjen nga një lëndim i madh që e mbajti jashtë fushave për rreth gjashtë muaj.

Talenti italian mori topin në pjesën e fushës së ekipit të tij dhe u nis në një sulm të furishëm, duke kaluar dhe dribluar disa kundërshtar.

Në fund, Zaniolo bëri një lëvizje të mirë në zonë dhe shënoi një supergol për të mbyllur ndeshjen me rezultat 6-1.
Shtuar më 23/07/2020, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori