"Përalla Messi", vjen dokumentari për yllin argjentinas (VIDEO)
Pëlqej
Në edicionin e 71-të të Festivalit të Filmit në Venecia do të prezantohet edhe një dokumentar për yllin e Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi. Dokumentari që flet për yllin argjentinas, 4 herë fitues i "Topit të Artë", mban firmën e regjisorit spanjoll Alex de la Iglesia.


De La Iglesias ka përdorur imazhe nga arkivi, intervista të ndryshme dhe pjesëmarrjen e një aktori që luan "Pleshtin" në hapat e tij të para në futboll.

dokumentar janë përfshirë edhe intervista me personalitete të futbollit botëror si ish-kampioni holandez dhe ish-trajneri i Barcelonës, Johann Cryff, shokët e tij të skuadrës te Barcelona Iniesta, Pique, Mascherano, ish-trajneri i Argjentinës Cesar Luis Menotti, gazetarë dhe shkrimtarë të shumtë që analizojnë jetën dhe karrierën e një prej yjeve më të mëdhenj të futbollist botërër, Lionel Messi. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori