Perez tregon se kur do të jetë gati "Santiago Bernabeu" (VIDEO)
Real Madridi deri me tani kanë shpenzuar 100 milionë euro nga 570 milionë të kërkuara për të ndërtuar stadiumin “Santiago Bernabeu”.

270 milionë euro të tjera do investohen në korrikun e ardhshëm, derisa 200 milionë eurot e mbetura do jepen në qershorin e vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i "Los Blancos", Florentino Perez.

"Në vitin 2022, stadiumi do jetë i përfunduar", tha ai.

Pa pandeminë e koronavirusit, klubi ka fituar rreth 200 milionë euro, por 170 milionë euro prej tyre do t’i shpenzojë prapë në investimet brenda stadiumit.

Gjiganti katalunas me tërë këto rinovime synon që të fitojë rreth një miliardë euro në vit, nga koncertet, ngjarjet dhe vendet për restauronte që do ndodhin brenda në stadiumin e ri.
Shtuar më 22/12/2020, ora 08:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori