Përleshje masive mes tifozërive të të dyja skuadrave në futbollin suedez (VIDEO)
Aktet e dhunës dhe kaosi kanë mbizotëruar deri në orët e para të kësaj të hëne në qytetin e Stockholmit, pas një ndeshjeje futbolli që tejkaloi parashikimet e përplasjeve mes tifozëve dhe ekspozoi planin e dobët të policisë suedeze, jo shumë e përgatitur në këtë rast.

Tre persona u dërguan me plagë serioze në spital, ndërsa shumë të tjerë u arrestuan nga forcat e rendit, pas grindjeve në zonën e qytetit të vjetër.

Rivalët e hershëm të futbollit suedez, Hammarby dhe Djurgarden u përballën mes tyre në “Tele2 Arena”, aty ku pati fillimisht përplasje në stadium, që vazhduan edhe jashtë impiantit, raporton Expres.

Dy persona u arrestuan për agresion, po kaq për ndezje të fishekzjarrëve në zona publike dhe një tjetër u ndalua për agresion ndaj policisë.

Incidente të ngjashme u regjistruan edhe fundjavën e kaluar në futbollin suedez, sërish në Stockholm, pas një ndeshjeje mes AIK Solnës dhe Goteborgut, që regjistroi 6 të plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori