Përleshje të dhunshme në derbin e Casablancas, 2 viktima (VIDEO)
Çmenduri e vërtet në Marok. 2 persona humbën jetën dhe rreth 20 të tjerë u plagosën gjatë një ndeshjeje futbolli në vendin e Afrikës Veriore. Ngjarjet tragjike u regjistruan gjatë përleshjeve mes tifozëve të dy klubeve të Casablancas, Raja dhe Chabab, të cilët u përplasën në shkallët e stadiumit. Gjithçka nisi pas vërshëllimës finale të arbitrit në ndeshjen që Raja Casablanca fitoi 2-1.

Pamjet e dhunës që kanë bërë xhiron e botës, tregojnë qartë përplasjen mes dy grupeve rivale në stadiumin “Mouhamed V”. Sipas mediave lokale, përleshjet vazhduan gjatë edhe jashtë stadiumit ku huliganët shkatërruan dhjetra makina.

Policia ka arrestuar 30 persona për këtë ngjarje dhe po vijon hetimet për evidentimin e të gjithë personave të përfshirë. Afrika e Veriut është një nga zonat më të nxehta të kontinentit për sa i përket dhunës së ushtruar në stadiume.

Në vitin 2012, në Egjipt humbën jetën 74 persona gjatë përleshjeve mes tifozëve të El Masry dhe Al Ahly në Port Said.

Shtuar më 20/03/2016, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori