Përmbysje e "çmendur", Interi "bën me zemër" tifozët (VIDEO)



Inter ka arritur të marrë një fitore spektakolare përballë Torinos, sot në “San Siro”.

Edhe pse në disavantazh të dy golave deri në minutën e 62, zikaltrit arritën të përmbysnin rezultatin duke shënuar 4 gola në 30 minuta.

Zaza në fundin e pjesës së parë dhe Ansaldi nga pika e bardhë e penalltisë, tronditën fillimisht Interin, ndërkohë që Sançez dhe Lukaku vendosën menjëherë baraspeshën në minutat 64 dhe 67-të.

Belgu nuk u mjaftua me kaq teksa në minutën e 84-t, kaloi në avantazh skuadrën e tij, duke shndërruar në gol një 11-metërsh.

Për të vulosur këtë përmbysje mendoi Lautaro Martinez, i hedhur nga stoli, i cili në minutën e 90-të, pas asistit të Lukakut, tundi rrjetën.

Në sfidat e tjera, Roma mposhti Parmën 3-0.

Fitore e artë edhe për Sassuolon në transfertë ndaj Veronës 0-2, ndërsa Sampdoria regjistroi një tjetër hap fals, ku u mund nga Bolonja me përmbysje 1-2.

Shtuar më 22/11/2020, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori