Arsenali e ka fituar Kupën FA, pasi në finalen e Wembleyt mposhti Hull Cityn me
rezultat 3-2.
Ishte një fillim ëndrrash për Hullin që
realizoi dy gola të shpejtë në portën e Fabianskit. James Chester u gjend më së miri pas një harkimi nga këndi për të realizuar (4’). Tom Huddlestone ishte asistues.
Tjetër harkim nga këndi dhe tjetër mbrojtje jo e mirë nga Topçinjtë. Kësaj radhe ndëshkoi Curtis Davies (9’).
Santi Cazorla bëri që
Arsenali të shkonte në pushim me shpresën për ta përmbysur rezultatin. Spanjolli
realizoi nga gjuajtja e lirë (17’).
Angazhimi i Topçinjve në pjesën e dytë, u shpagua me golin e barazimit. Pas një krosimi nga këndi, Sagna kërceu por topi u devijua në drejtim të Laurent Koscielnyt, i cili nuk gaboi (71’).
Arsenali vazhdoi ta kërkonte golin e
fitores, ndërkohë që arbitri për të katërtën herë refuzoi të akordonte penalti për ekipin e Arsene Wenger. Koha e rregullt përfundoi me
rezultat 2-2 dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Dhe në vazhdime,
Arsenali realizoi golin e
fitores. Aaron Ramsey shënoi pas një pasimi me thembër nga Giroud (108’).
Trofeu i fundit që e kishte fituar
Arsenali ishte pikërisht Kupa FA në vitin 2005.
Shtuar më 17/05/2014,
ora 20:33