Përqafim i ngrohtë mes CR7-ës dhe Sir Alex (VIDEO)
Pëlqej
Ai është trajneri që Cristiano Ronaldo i detyrohet shumë, jo vetëm se e mori nga Sportingu i Lisbonës te Manchester United, por siç e pohoi edhe vetë "Topi i Artë", është njeriu që i ka mësuar shumë gjëra.

Po flasim për Sir Alex Ferguson, ish tekniku legjendar i United, i cili ishte i pranishëm në Cardiff për të ndjekur Superkupën e Europës mes Real Madrid dhe Sevillas. Në këtë takim Ronaldo shënoi dy gola duke i dhënë trofeun madrilenëve.

Në fund të ndeshjes Sir Alex e votoi si njeriun e ndeshjes, ndërsa nuk mungoi edhe një përqafim shumë miqësor në tribunën e stadiumit. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori