Piatek mbërrin në Milano për testet mjekësore (VIDEO)

piatek on Vidnews.

Kristzof Piontek do të jetë një futbollist i Milanit dhe për këtë nuk ka më dyshime. Futbollisti ka mbërritur para pak momentesh në zyrat qëndrore të kuqezinjve për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën e re.

Pas përfundimin të vizitave, polaku edhe do të zyrtarizohet. Pas Paketës, Milani do të bëjë edhe goditjen e dytë në fazën ofensive të skuadrës. Marrëveshja e polakut parashikon një kontratë 5 vjeçare me 1.8 milionë euro në sezon.

Milani do të dërgojë në arkat e Xhenos 35 milionë euro për shërbimet e 23 vjeçarit. Ndërkohë nga ana tjetër, Higuain ka mbërritur në Londër ku do të firmosë për Çelsin dhe do të ribashkohet me Sarrin. Piontek pritet të mbajë numrin 9 në fanellë.
Shtuar më 23/01/2019, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori