Piatek nesër kryen vizitat mjekësore te Milani (VIDEO)
Janë orët e fundit të Krzysztof Piatek te Genoa. Polaku do të kryeje vizitat mjëksore nësër te në Milani,shkruan Albeu.com.

Bomberi i Serisë A sot ndoqi stërvitjen e fundit të Genoas teksa u pëRshëndet dhe me shokët e skuadrës.

Në fakt marveshja mes Milanit dhe Genoas ishte arritur që të premten e shkuar por pritej kalimi i Higuain te Chelsea.

Megjithatë sot në mbrëmje pritet që të përfundojë marrëveshja përfundimtare mes dy klubeve, e ndërsa nesër sulmuesi polak mund të kryeje testet mjekësore dhe më pas firmën mbi kontratë.

Ndërkohë Piatek ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm këtë fazëe të parë te Genoa. 21 vjecari ka shënuar 13 gola një më pak se Ronaldo që ka 14. /albeu.com/

Shtuar më 22/01/2019, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori