"Pioli is on fire", futbollistët e Milanit e kthejnë autobusin në disko (VIDEO)
Atmosferë festive te Milan që kryeson Serie A dhe që nuk ka regjistruar edne asnjë humbje.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale nga vetë
futbollistët, shihet qartë atmosfera elektrizuese në kampin kuqezi.
Teksa ktheheshin me autobus nga transferta e Sassuolos drejt Milanos,
futbollistët dhe stafi teknik kanë festuar nën
ritmet e muzikës.
Mes më të zhurmshmëve ishte francezi Theo Hernandez, i cili nuk ka ngurruar të ngacmojë edhe trajnerin Stefano
Pioli.
"
Pioli is on
fire", ka kënduar ai dhe refrenit të këngës i janë bashkëngjitur edhe
futbollistët e tjerë.
Shtuar më 21/12/2020,
ora 17:02