Pjesa e parë 0-0, City fiton 7-0 (VIDEO)
Pëlqej
Manchester City e ka mposhtur me lehtësi (7-0) klubin nga Championshipi, Sheffield Wednesday, në kuadër të raundit të tretë të Capital One Cup.

Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në Etihad nuk prodhoi gola, mirëpo porsa filloi pjesa e dytë (47’), Frank Lampard pranoi një top nga Milner për ta zhbllokuar rezultatin.

Shumë shpejt, Edin Dzeko shënoi golin e dytë (53’), pastaj Jesus Navas të tretin (54’), ndërsa në këtë gol asistoi Lampard.

Ish-mesfushori i Chelseat ishte përsëri në qendër të vëmendjes, pasi Kamil Zayatte ndërhyri në të duke shkaktuar penalti dhe futbollisti mysafir u largua edhe me të kuq. Yaya Toure u tregua i saktë nga penaltia (60’).

Në vazhdën e takimit, Dzeko e shënoi edhe golin e dytë personal (77’), realizoi edhe Pozo (88’), kurse Frank Lampard e mbylli ashtu si e filloi takimin me golin e dytë personal në minutat shtesë.

Në minutën e 61-të në këtë ndeshje u inkuadrua sulmuesi shqiptar i Sheffieldit, Atdhe Nuhiu.
Shtuar më 24/09/2014, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori