Plas gallata, Higuain nuk ndjek dot me vrap Ronaldon (VIDEO)
Një test sprinti midis Cristiano Ronaldos dhe Gonzalo Higuain është publikuar në internet dhe dallimi në intensitet është tronditës.

Skuadra e Juventusit ka nisur stërvitjet me ritëm të lartë me Ronaldon që kërkon të kthehet në formën e përhershme.

Ai iu nënshtrua stërvitjeve të shumta duke përfshirë edhe një test sprinti.

Ai garoi së bashku me sulmuesin Gonzalo Higuain dhe ndryshimi në shpejtësi dhe gatishmëri ishte shumë, shumë i dukshëm – saqë video është shndërruar në tallje për argjentinasin.

Higuain, i cili u kthye në Torino pas shpenzoi një gjysmë sezoni te Chelsea dukej teksa vraponte rëndë ndërsa Ronaldo si gjithnjë ishte jashtëzakonisht i shpejtë.
Shtuar më 17/07/2019, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori