Plas gallata me Mërgim Vojvodën, frikësohet nga tamponi (VIDEO)
Futbollistët e Kombëtares së Kosovës gjatë ditës së sotme kanë bërë testet për COVID-19, para udhëtimit drejt Italisë, aty ku do të zhvillojnë ndeshjen e parë zyrtare për vitin 2020, kundër Moldavisë, duel ky që zhvillohet me 3 shtator.

Një moment qesharak gjatë testimit është parë te futbollisti i sapo transferuar te skuadra e Torinos në Serie A, Mërgim Vojvoda.

Ai është frikësuar nga tamponi për testim, ku i është drejtuar personelit mjekësor me fjalët, "hej, veç kadale", moment ky që është përcjellur me të qeshura nga Amir Rrahmani.
Shtuar më 01/09/2020, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori