Plas te Juve, Ronaldo kapet me Sarrin (VIDEO)
Cristiano Ronaldo filloi sezonin me Juventusin duke shënuar gol ndaj Tottenham, por bardhezinjtë u mundën në fund me një super gol të Kane.

Ishte minuta e 61' kur sulmuesi portugez u detyrua të lërë fushën me urdhër të Sarrit, që në vend të tij u fut në lojë De Sciglio.

Momenti i daljes nga fusha të 34-vjeçarit është kapur nga kamerat, teksa Sarri e pret për t’i dhënë shpjegime për këtë zëvendësim dhe Ronaldo që i thotë thjesht "mirë, mirë”", duke e kuptuar lëvizjen, por reagime të shumta kanë filluar, duke e quajtur si një frikë nga trajneri, i cili ngrihet menjëherë në këmbë dhe i jep shpjegime sulmuesit, për një zëvendësimthjeshtë, në një ndeshje miqësore.
Shtuar më 21/07/2019, ora 19:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori