Plas te Reali, portierët nuk flasin me njëri-tjetrin (VIDEO)
Pëlqej
Plas te Real Madrid: konkurrenca dhe xhelozia mes lojtarëve po shkakton jo pak probleme. Iker Casillas, Diego Lopez dhe Keylor Navas nuk janë përshëndetur me njëri tjetrin në stërvitjen e djeshme.

Gazetarët spanjollë kanë vënë re se në orët e para të mëngjesit treshja e portierëve "Los Blancos" kanë filluar stërvitjet duke përshëndetur vetëm trajnerin e portierëve, por nuk i kanë folur fare njëri-tjetrit.

Ky fakt tregon se konkurrenca mes tre portierëve shumë të mirë sapo ka filluar. Por gjithçka mund të ndryshojë nëse Diego Lopez shkon te Milani. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori