Plotë 25 vite, kjo ishte ndërhyrja horror e "Psikopatit" (VIDEO)
Futbolli është një nga sportet me aktivitetin fizik më të madhë, ku lojtarëve u duhet të vrapojnë për rreth 90' minuta.

Duke qënë se lojtarët janë gjithmonë në dyluftime me njëri tjetrin, kemi parë shpesh herë dëmtim të rëndë.

Nga ana tjetër historia e këtij sporti njeh edhe figura negative që janë bërë shkak qëllimisht i incidenteve dhe ndërhyrjeve të parregullta, ku ng akëto mund të përmendim Jason Cousins.

Pikërisht si sot 25 vite më parë Jason Cousins, lojtar i Wycombe Wanderers, bëri një ndërhyrje tepër të ashpërn ndaj një kundërshtari të Doncaster Rovers.

Vite më vonë, Cousins ka thënë se është penduar shumë për këtë ndërhyrje.

“Trajneri erdhi në dush ku po lahesha dhe më nxori jashtë nga dhomat e zhveshjes, krej i zhveshur dhe me shkumë në sy. Më përjashtoi për një javë nga klubi, ndërsa tifozët donin që të përjashtohesha përgjithmonë”, tregon ish-mbrojtësi anglez.

Megjithatë kjo ndërhyrje nuk do të harrohet lehtë si shumë të tjera në futboll dhe nga kjo futbollisti mori edhe nofkën “Psikopati”. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori