Po bën xhiron e botës, Ronaldo-Pepes: Ata janë shumë të këqij (VIDEO)
Pëlqej
Cristiano Ronaldo shfaqet gjithkund protagonist në mediat ndërkombëtare. Portugezi nuk shënoi në barazimin 2:2 me Meksikën, teksa dhuroi vetëm një asist, por në fund u zgjodh lojtari i ndeshjes nga FIFA.

Një bisedë mes tij dhe Pepe ka bërë bujë në mediat botërore.
“Ehh, ata janë shumë të këqij, ata janë shumë të këqij”, - i thotë Ronaldo Pepes në fillim të pjesës së dytë, frazë që nuk dihet ende për çfarë arsye ta ketë thënë portugezi.

Dy janë hipotezat që ngrenë mediat berike: Ose për drejtuesit e Realit, ose për kundërshtarët (Meksikën). /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori