Po festonte ditëlindjen në shtëpi, godet arbitrin me shishe (VIDEO)
Ndeshja mes Hajdukut dhe PKB u ndërpre në minutën ne 43-të takimit. Kjo pasi ndihmësi i arbitrit, Teodor Frenk u godit nga një shishe.

E çuditshme është që shishja nuk u hodh nga ndonjë tifoz, as nga ndonjë pjesëtar i stafit. Shishja fluturoi nga dritarja e një shtëpie aty afër stadiumit.

Menjëherë policia shkoi të kontrollonte, dhe zbuloi se tek ajo shtëpi po festohej një ditëlindje dhe situata kishte kaluar pak limitin. Më pas arbitrit i’u dha ndihmë dhe ndeshja rifilloi sërish.

Dueli i vlefshëm për kategorinë e parë në Serbi mes Hajduk-PKB përfundoi me fitoren e miqve 1-2. Pas ndeshjes arbitri duhej të shkonte në polici për të dhënë një deklaratë.
Shtuar më 21/09/2020, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori