Polemika te Reali, Arbeloa refuzon ti japë dorën Casillas-it (VIDEO)
Pëlqej
Finalja e parë e Superkupës së Spanjës mes Real Madrid dhe Atletico Madrid tregoi edhe një herë marrëdhëniet aspak të mira mes Alvaro Arbeloas dhe Iker Casillas.

Teksa skuadrat po bëheshin gati për të zbritur në tapetin e "Santiago Bernabeu"-t mbrojtësi spanjoll i takoi të gjithë shokët e skuadrës, por në fund nuk ia dha dorën kapitenit madrilen.

Gjithçka nisi pas një "Like" që Casillas i dha një postimi ky Arbeloa vihej në lojë, ndërsa ky i fundit e quajti portierin "tumor në mitër". /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori