Portieri gol në minutën e fundit, roveshata është spektakolare (VIDEO)
Toto Barcelo, portieri i i ri i Alcudia, ka suprizuar këtë fundjavë teksa shënoi një supergol me roveshatë përballë Mallorcas duke i dhuruar një pikë të artë ekipit të tij. Kur ishte minuta e fundit e takimit Barcelo la portën e tij për t'iu afruar portës kundërshtare gjatë ekzekutimit të një goditje dënimi. Pas krosimit në zonë portieri u koordinua në mënyrë perfekte duke e lënë në vend homologun e tij.

Festa e ekipit të Divisionit të tretë në Spanjë ishte e madhe, ndërsa goli po bën xhiron e botës në internet. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2013, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori