Një portier rekordi. Është Carlos
Arias, gardiani i ekipit bolivian të Oriente Petroleo, i cili në ndeshjen kundër
Universitario, ka
pritur 3 herë një penallti. Në minutën e 70 të ndeshjes arbitri akordon një 11 metersh për vendasit e
Universitario dhe është Gabriel
Rios ai që gjuan penalltinë por që pritet nga
Arias.
Megjithatë gjithcka duhet të përsëriet pasi gjyqtari I takimit nuk e konsideron të saktë pritjen e portierit pasi ai kishte avancuar shumë.
Rios godet përsëri, kësaj rradhë në anën e kundërt nga goditja e parë, por edhe një herë Carlos
Arias pret gjuajtjen. Skena nuk mbaron me kaq sepse kesaj rradhe është gjyqtari I portës që pretendon se portieri ka bërë të njëjtin gabim si herën e parë.
Për të tretën here
Rios godet, por topi nuk është e thënë të përfundoj në rrjetë, pasi
Arias ka vendosur të marrë titullin heroi I skuadrës , duke e
pritur përsëri penalltinë. Në përfundim takimi mbyllet me rezultatin 1-1.
Shtuar më 22/10/2012,
ora 16:35