Portieri i Getafes ia mohoi golin Messit me një pritje fantastike (VIDEO)

Lionel Messi ishte një nga më të mirët në këtë takim, edhe pse dështoi të futet në listën e golashënuesve.

Dhe meritat më të mëdha për këtë i ka portieri i mysafirëve, Vivente Guaita.

Spanjolli gjatë në minutat shtesë të pjesës së parë bëri një pritje fantastike duke ia mohuar një gol Messit nga gjuajta e lirë, shkruan Telegrafi.

Pasi distanca ishte e madhe dhe trajektorja që mori topi ishte në nivelin maksimal, në rast se ylli argjentinas do shënonte, definitivisht ky do ishte një nga golat më të bukur në karrierë.
Shtuar më 16/09/2017, ora 21:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori