Portierja femër sulmon arbitrin mashkull (VIDEO)
Pëlqej
Jo vetëm meshkujt, por edhe femrat mund të jenë agresive ndaj arbitrave. Në një ndeshje futbolli për femra në Rumani arbitri kryesor është sulmuar nga portierja e ekipit Real Craiova, pasi ajo u ndëshkua me kartonin e kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë.

Më pas u desh edhe ndërhyrja e shoqeveekipit për të larguar nga fusha e lojës portieren e tensionuar.

Pasi e la ekipin me një lojtar më pak, mes tensionit, portierja heq bluzën dhe ia jep atë një prej shoqeve të saj për ta zëvendësuar në portë, duke qenë se ekipi i Real Craiova i kishte kryer 3 zëvendësimet. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori