Porto "uragan" ndaj Bates, i shënon 6 gola (VIDEO)
Pëlqej
Gjashtë herë ka shënuar skuadra e Portos në portën e BATE Borisov në ndeshjen e parë grupore të Ligës së Kampionëve.
Më meritori për këtë triumf të portugezëve ishte Yasine Brahimi, i cili realizoi het-trik (5’, 32’ dhe 57’).

Golat tjerë i shënuan Jackson Martinez (37’), Adrian (61’) dhe Vincent Aboubakar (76’).

Sfida tjetër e Grupit H, ndërmjet Athletic Bilbaos dhe Shakhtar Donetskut, është mbyllur pa gola.

Porto kryeson me tri pikë këtë grup, kurse Shakhtar Donetsk dhe Athletic Bilbao kanë nga një pikë.
Shtuar më 17/09/2014, ora 22:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori