Portugalisë nuk i mjafton Ronaldo (VIDEO)
Portugalia e Cristiano Ronaldos është mundur në miqësoren e djeshme nga amerikano-latinët e Ekuador. Luzitanët pavarësisht se rikthyen gjithçka në favor të tyre pas golit të shpejtë të Antonio Valencias (2'), sërish nuk mundën të ruanin rezultatin.

Ndeshja, e cila ishte emocionuese dhe plot gola, shfaqi anët negative të portugezëve, të cilët nuk ishin në formën e tyre më të mirë.

Ndeshja nisi bukur, kur në në të dytën minutë mesfushori i Manchester United Antonio Valencia kaloi ekuadorianët në avantazh por në 23-ën Portugalia do kundërpërgjigjej me Cristiano Ronaldon, ndërsa avntazhi provizor do të vinte në minutën e 60 me anë të Postigas.

Por për Ekuadorin do të mendonin vetë portugezët, të cilët 1 minutë më pas do të shënonin autogol me anë të Pereiras. Goli i fitores për Ekuadorin do të vinte në minutën e 71 me anë të Caciedos.

Portugalia tregoi edhe një herë se për tu shndërruar në ekip të madh nuk mjafton vetëm një superyll si Cristiano Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2013, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori