Postimi emocionues nga Newell's Old Boys që bëhet viral në rrjetet sociale pas festës së Messit (VIDEO)
Lionel Messi ka shënuar një gol të bukur ndaj Osassunës, por festa e tij ishte madhështore.

Argjentinasi e hoqi fanellën e tij duke festuar me fanellën e skuadrës së tij të qytetit Newell’s Old Boys, fanellën e fundit që ishte mbajtur vesh nga legjendar Diego Maradona në sezonin 1993/1994.


Messi golin ia dedikoi bashkëkombësit të tij i cili ditë më parë ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Festa e argjentinasit ishte unike dhe thjesht një gjest i madh nga Messi, gjest që u duartrokit nga gjithë bota e futbollit.

Sigurisht që nga festa e Messit kanë mbetur të kënaqur të gjithë në Argjentinë, por më së shumti krenar janë ndier klubi i fundit i Maradonës dhe i pari i Messit, Newell’s Old Boys.

Ky klub ka shpërndarë festën e Messit në rrjetet sociale dhe postimi i tyre është bërë viral.

“Vendosni ju fjalët, sepse unë nuk mundem”, ka shkruar faqja zyrtare e Newll’s Old Boys duke ia bashkangjitur edhe dy foto nga festa e Messit.

Kaq ka mjaftuar që postimi i tyre të bëhet viral në rrjetet sociale.

Vlen të theksohet se Newll’s Old Boys publikisht i ka kërkuar më parë Messit që karrierën ta përfundojë tek ky klub dhe një gjë të tillë as Messi nuk e ka mohuar.
Shtuar më 30/11/2020, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori