Së fundi janë publikuar disa video ku shihet
Ronaldinho në pranga pas arrestimit në
Paraguai këtë javë.
Legjenda braziliane
Ronaldinho u arrestua këtë javë në
Paraguai, për shkak se dyshohet se ka përdorur dokumente të rreme për të hyrë në vendin e Amerikës Jugore.
39-vjeçari, i cili e fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, u kap në kazinonë “Resort Yacht & Golf Club Paraguayo” bashkë me vëllain e tij, Roberto, të mërkurën në mbrëmje, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Paraguait.
Ata janë dërguar në një burg të sigurisë së lartë, deri në përfundim të çështjes.
Shtuar më 07/03/2020,
ora 19:28