Preku zemrat e të gjithëve, por ja ç'detyrohet të bëjë sot efektivja e "Petro Ninit" (VIDEO)
Efektivja e Shqiponjave Blerta Dervishi, e cila pak javë më parë preku zemrat e të gjithëve me rezistencën për mbrojtjen e banesës së saj në zonën e Petro Ninit, sot është vënë në një situatë aspak të favorshme.

E rikthyer në punë pas pezullimit që zgjati vetëm për disa ditë, sot ajo ka qenë në anën e kundërt, duke u përplasur me banorët që mbrojnë banesat e tyre në zonën e Bregut të Lumit, duke ‘’harruar” atë që bëri vetë, vetëm disa javë më parë.

Në videon e mëposhtme siguruar, Dervishi shihet e vënë përballë banorëve, të cilët janë jo pak të irrituar, shkruan faxweb.

Deri më tani janë prishur 3 banesa në zonën e bregut të lumit, ndërsa banorët janë gjetur të papërgatitur për këtë që po u ndodh.
Shtuar më 17/04/2019, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori