Premier League shpall më të mirët për muajin shkurt (VIDEO)
Premier League ka shpallur trajnerin dhe lojtarin e muajit. Strategu më i mirë është përzgjedhur Pep Guardiola, një çmimqë tekniku spanjoll e merr për herë të parë.

Trajneri i City-it theu dominimin e Antonio Contes, që e ka fituar tre herë në 4 muajt e mëparshëm këtë çmim.

Tre fitoret me Bornemuthin, Uest Hamin dhe Suonsin ishin vendimtare në arritjen e këtij suksesi, teksa në këto përballje Cityka shënuar 8 gola dhe ka pësuar vetëm një. Ai la pas Conten dhe Mourinhon.

Çmimin e lojtarit të muajit e ka fituar Harry Kane, autor i katër golave në dy ndeshje, teksa i ka shënuar tripletë Stoke Sitit dhe një gol Middlesbrough Goli më i bukur u shpall i Eden Hazard ndaj Arsenalit.

Shtuar më 10/03/2017, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori