Prestigjozj franceze zbulon transferimin e ri të Real Madridit (VIDEO)
Gazeta e famshme franceze, L’Equipe ka zbuluar pazarin e ri të Real Madridit. Skuadra e madhe spanjolle është duke punuar në transferimin e supertalentit francez, Cavaminga.

17 vjeçari që po impresonon të gjithë me talentin e tij është i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

Eduardo Cavaminga vitin e kaluar nënshkroi kontratën e parë profesionale me Rennes duke marrë kontratë deri në vitin 2022.

Rennes ka bërë me dije se secila skuadër që e do Cavamingan duhet të paguaj 100 milionë euro. Por, kjo vlerë me siguri që është e lartë për një lojtar 17 vjeçar që luan në një skuadër jo aq të madhe.

Real Madridi i ka nisur bisedimet me Rennes dhe se nuk do të dorëzohet deri në një marrëveshje me skuadrën franceze.

PSG do të jetë skuadra më e vështirë për ta mposhtur në garë për 17 vjeçarin.
Shtuar më 17/12/2019, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori