Pritej festa e titullit, PSG shkatërrohet nga Lille (VIDEO)
Vetëm një pikë i duhej Paris Saint-Germain të kurorëzohej kampioni i Ligue 1 franceze, por për festën duhet të presë edhe të paktën një javë tjetër.

Lille ka mposhtur kampionët në fuqi me rezultatin 5-1, një disfatë e turpshme e kryeqytetasve.

Ndeshja nisi me autogolin e Meunier, por Bernat barazoi rezultatin. Mbrojtësi i majtë ka dalë me karton të kuq pak përpara se të përfundonte pjesa e parë dhe aty filloi Lille “show”.

Pepe shënoi golin e dytë, përpara se Bamba të shënonte të tretin. Vendasit nuk u ndalën dhe shënuan dy gola të tjerë me Gabriel dhe Fonte duke e kthyer këtë të diel në një mbrëmje të turpshme për kampionët e ardhshëm.

Kjo është humbja më e thellë që prej vitit 2000 për Parisin. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2019, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori