"Profecia" e Enriques, ja çfarë kishte thënë para ndeshjes trajneri i Barçës (VIDEO)
Dy ditë më parë u cilësua nga të gjithë si një deklaratë e çmendur, por mbrëmë Luis Enrique tregoi se e njeh mjaft mirë ekipin e tij. "U pata thënë", tha mbrëmë ai pas ndeshjes.

Luis Enrique pati paralajmëruar në konferencën për shtyp, përmbysjen e madhe, duke thënë:

" Duhet të jemi të durueshëm. Rezultati i ndeshjes së parë është i qartë, por ka edhe një ndeshje tjetër për të vendosur për kualifikimin. Duhet të përqendrohemi për të zbatuar të gjitha forcat tona për të dominuar çdo repart. Nëse na duhen katër gola unë them se do të bëjmë 6, po e përsëris 6 gola ashtu sic kemi bërë ndaj çdo kundërshtari gjatë këtij sezoni".


Shtuar më 09/03/2017, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori