PSG-Bastia: Sherr në tunel, gjakoset Thiago Motta (VIDEO)
Pëlqej
Tension i lartë në tunelin e Parc des Princes në Paris. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes PSG-Bastia, e fituar nga kampionët e Francës 2-0 (Lucas dhe Cavani), Thiago Motta mori një goditje me kokë në hundë nga një kundërshtar.

Sipas "Infosport", fajtori është Brandao, sulmuesi brazilian i Bastias, i cili nuk ka shumë që erdhi nga Saint-Ettiene.

"Të skualifikohet për jetë. Kjo që ka ndodhur është një turp për futbollin francez", ka komentuar presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori