PSG bën "poker" dhe kap Marseille-n (VIDEO)
Paris Saint Germain ka arritur një fitore të vështirë por të rëndësishme ndaj Evian në javën e të Ligue I. Kampionët në fuqi të Francës fituan 4-2 përballë skuadrës modeste falë golave të Luiz (30), Verratti (38), Pastore (74) dhe Cavani (90), ndërsa për miqtë shënuan Barbosa në minutën e 14 dhe autogoli i van der Wiel në minutën e 63.

Me këtë fitore PSG arrin Marseillen në vend të dytë në kuotën e 41 pikëve, por me një ndeshje më shumë, ndërsa Evian qëndron i 18 në kuotën e 20 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori