PSG dhe Arsenali ndajnë pikët (VIDEO)
Paris Saint Germaini dhe Arsenali janë ndarë me një barazim 1-1.
Një ndeshje e balancuar dhe barazimi ishte rezultati i merituar për të dy skuadrat.

Klubi francez e filloi këtë sfidë me gol në minutën e parë. Ishte Edison Cavani ai i cili shënoi pas një asistimi të Sergio Aurier dhe me rezultat 1-0 përfundoi pjesa e parë.

Goli i barazimit erdhi nga Alexis Sanchez në minutën e 78-të.

Ky takim është në kuadër të Grupit A. /Albeu.com/
Shtuar më 13/09/2016, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori