PSG-ja triumfon me përmbysje ndaj Rennes, fiton për të 7 herë radhazi Superkupën (VIDEO)
Skuadra që ka fituar Superkupën e Francës është Paris Saint Germain.

Kampionët e Ligue 1 e kanë nisur me trofe edicionin e ri, duke fituar Superkupës së Francës, në finalen e luajtur kundër Rennes.

Takimi i luajtur në ora 13:30 nisi më mirë për mysafirët, të cilët tundën rrjetën e kampionëve qysh në minutën e 13’, me anë të Adrien Hunou.

Pjesa e parë e kësaj finaleje u mbyll me epërsinë e Rennes, të cilët u treguan të pafuqishëm në 45 minutëshin e dytë.

PSG përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, duke barazuar fillimisht me Kylian Mbappe, kur po luhej minuta e 57’.

Angel Di Maria u përkujdes që parisienët të fitojnë këtë trofe, duke realizuar golin e fitores në minutën e 73’, me përmbysjen e madhe.

PSG në një mënyrë i është hakmarrë skuadrës së Rennes, e cila eliminonte kampionët nga Kupa e Francës edicionin e kaluar.
Shtuar më 03/08/2019, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori