PSG-Nice mbyllet në barazim, Cavani humb penallti në shtesë (VIDEO)
Paris Saint-Germain ka barazuar 1-1 ndeshjen e javës së 35-të të Ligue 1 ndaj Nice.

Kryeqytetasit e kanë fituar kampionatin tashmë, por vazhdojnë ta respektojnë atë ndj Nice që lufton për kualifikimin në Europa League.

Ishte Ganago që kaloi miqtë në avantazh menjëherë pas pushimit. Megjithatë, avantazhi i Nnice nuk zgjati shumë.

Braziliani Neymar ka barazuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60’.

Ky ishte goli i 50-të i Neymar në 57 ndeshje në të gjithë kompeticionet për Parisin.

minutën e fundit të takimit arbitri ka akorduar një penallti tjetër për vendasit pas konsultimit me VAR.

Ishte Cavani ai që e mori përsipër, por portieri Walter Benitez ka bërë një pritje të shkëlqyer duke ruajtur barazimin për të tijtë. /albeu.com/
Shtuar më 04/05/2019, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori