PSG pa "shpirt", mposhtet nga Rennes (VIDEO)


Pas fitores javën e kaluar PSG ka humbur në ndeshjen e dytë në kuadër të Ligue 1. Skuadra e Rennes tregoi karakter në këtë ndeshje dhe arriti që ti marrë tri pikë kundër kampionit francez. Mbappe, Cavani dhe Di Maria nuk mjaftuan për fitore dhe ashtu si është pritur në këtë ndeshje mungoi prapë Neymar

PSG duket një skuadër tërësisht tjetër pa Neymar dhe ka humbur sot në Rennes me rezultat 2-1.

Parisienët e nisën më mirë pjesën e parë, edhe pse posedimi dhe shansat ishin pothuajse të barabarta për të dyja skuadrat.

Goli i parë erdhi në minutën e 37-të pas një gabimi fatal të mbrojtjes së Rennes. Cavani ishte ai që e shfrytëzoi më se miri këtë gabim për ta kaluar kampionin në epërsi.

Por, kur mendohej që kampioni do të shkonte në pushim të pjesëve me një epërsi minimale, kështu nuk mendoj Rennes.

Ishte Niang që arriti të barazonte pas një solo aksioni të tij në minutën e 44-të.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për vendasit.

Ata arrinin të organizonin superaksione dhe vazhdimisht e fusnin në vështirësi portierin Areola të PSG-së.

Me të filluar pjesa e dytë, Rennes organizon një superaksion ku pas një pasimi të gjatë të Camavinga me kokë shënon Castillo në minutën e 48-të.PSG tentoi që ta kthej rezultatin në dobi të tyre por kot, mungonte konkretizimi i rasteve dhe më se shumti kampionit francez i mungonte Neymar që në këso ndeshjesh e bënte dallimin.

Me këtë humbje pas dy xhirove, PSG mbetet në vendin e tetë, kurse Rennes në të dytin pas Lyon që janë të parët në tabelë.
Shtuar më 18/08/2019, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori