PSG shkatërron Troyes (VIDEO)
Paris Germain ka shkatërruar me rezultatin 4:1 ekipin e Troyes në Park Des Princes.

Parizienët shënuan një gol në pjesë të parë dhe tre të tjerë në pjesë të dytë.

Për PSG shënuan Cavani, Ibrahimovic (pen.), Kurzava dhe Augustin.

Ndërkaq, Troyes shënoi një gol nderi në minutën e 92-të me anë të Ayasse.

Pas 15 ndeshjesh të zhvilluara, PSg nuk njeh kundërshtar në Ligue 1.

PSG ka grumbulluar në 15 ndeshje 41 pikë dhe në vend të dytë vjen Lyon me vetëm 25 pikë.

Kundërshtari i mundur sot, Troyes zhytet keq në vend të fundit me vetëm 5 pikë. /Albeu.com/
Shtuar më 28/11/2015, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori