PSG shkruan historinë, shkon për herë të parë në një finale Championsi (VIDEO)





Paris Saint Germain ka arritur të bëjë histori duke luajtuar në finale të Champions League teksa eliminoi Leipzig me rezultat 3-0.

Goli i parë erdhi nga Marquinhos i cili shënoi me kokë.

PSG nuk u ndal me kaq dhe arriti të shënonte edhe golin e dytë me anë të Di Marias në minutën e (42′),

PSG e filloi mirë edhe 45 minutëshin e dytë, duke arritur të shënonin golin e tretë me anë të Juan Bernat në minutën e 56-të.

Tani PSG do të pres fituesin e takimit në mes të Bayern Munich dhe Lyon për t’u përballur më pas në finale.
Shtuar më 18/08/2020, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori