PSG vazhdon me fitore, mposht minimalisht Angers (VIDEO)

Pëlqej
Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të rëndësishme sot ndaj skuadrës së Angers me shifrat 2-1 në "Parc des Princes", ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Ligue 1.

Të dy golat për parisienët i shënoi sulmuesi i talentuar, Kylian Mbappe në minutat (12' dhe 25').

Për miqtë shënoi futbollisti Ekambi në minutën e 75'-të.

Vlen të theksohet se mesfushori italian, Thiago Motta mori karton të kuq në minutën e 16'-të.

Pas kësaj fitoreje PSG pozicionohet në vendin e parë me 80 pikë, ndërsa Angers në vendin e 14 me 32 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori