PSV nuk di të ndalet, 2-0 ndaj Vitesses (VIDEO)
4 fitore në po kaq ndeshje. PSV Eindhoven i bën një start mbresëlënës Eredivisie-s, duke u konfirmuar si pretendente për titull, ndonëse është herët për të thënë me siguri se formacioni i Philip Cocu do ta ruajë këtë formë përgjatë gjithë sezonit. Në sfidën ndaj Vitesse në “Philips Stadium”, PSV duhej të priste që të kalonin 48 minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës.

Luk De Jong, i ardhur nga Newcastle United shfrytëzoi më së miri një pasim të saktë të Narsing, duke e dërguar topin pas shpinës së portierit Velthuizen.

U duk se ky finalizim do t’i hapte rrugën një goleade të vendasve, por të besuarit e Cocu humbën njëri pas tjetrit rastet e paraqitura, duke i dhënë shpresë kundërshtarit se mund të merrte një pikë në këtë transfertë të vështirë.


Gjithsesi goli i "Knock Out"-it erdhi në minutën e parë shtesë me mesfushorin Maher, që shuajti ankthin që kishte mbërthyer "Philip Stadium". /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2014, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori