Publikohet kënga për Kombëtaren e Kosovës (VIDEO)
Është prezantuar kënga për Kombëtaren e Kosovës në eliminatoret për "Euro 2020".

Kjo këngë e realizuar nga "RRecords", këndohet nga Jehona Lumi dhe Florent Abrashi.

Ajo është publikuar në bashkëpunim me tifozët e Kosovës, "Dardanët", ka bërë të ditur produksioni me rastin e publikimit.
Ripërpunimi i këngës së grupit "Lindja" është publikuar vetëm në versionin me tekst.

Është bërë e ditur se Videoklipi zyrtar xhirohet më 25 mars gjatë ndeshjes Kosovë – Bullgar, në stadiumin "Fadil Vokrri'.
Para ndeshjeve të marsit, me Danimarkën e Bullgarinë, tashmë janë publikuar edhe dy këngë të tjera – që të dyja për legjendën Fadil Vokrri.

Besart Berisha i ka kushtuar këngë legjendës së futbollit shqiptar, më pak se një vit pas vdekjes së tij të papritur dhe vetëm një ditë pasi dyshja Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku publikuan një këngë për nder të tij.

Berisha e publikoi të hënën këngën "Fadil Vokrri je legjendë", vetëm një ditë pasi Mahmut Ferati dhe Shaqir Cërvadiku publikuar këngën e titulluar "Vokrri n’zemrat tona" për nder të tij.
Teksti i këngës është shkruar nga Arbëresh Dalipi, me muzikën dhe orkestrimin që janë bërë Besart Berisha Studio. /albeu.com/

Shtuar më 18/03/2019, ora 17:45
Terek
e Hënë 18 Mars 2019, Ora 18:34
Cilen kombtare o pekmez
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori