Kur Fatmir Haklaj uronte tropojanët, 9 muaj para vrasjes së Azem Hajdarit (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Historia e Fatmir Haklajt është shumë e njohur në vendin tonë, teksa tashmë qarkullon dhe një video e rrallë në dhjetor të vitit 1997 në një prej televizioneve lokale, ku Fatmir Haklaj, aso kohe shefi i komisariatit të policisë së Tropojës.

Ndërkohë që 9 muaj më vonë, më 12 shtator 1998, ai do të ekzekutonte në Tiranë, Liderin e Dhjetorit Azem Hajdari. Haklaj shfaq në këtë video edhe një pjesë të karakterit të tij, gjakftohtë, tepër serioz dhe i sertë në fytyrë.

Pronocimi në media i Fatmir Haklaj

Z.Fatmir, cili është mesazhi juaj drejtuar forcave të ruajtjes së Rendit dhe popullit të rrethit të Tropojës për Vitin e Ri 1998?
Forcat e Rendit Publik me punën dhe gatishmërinë e tyre, në bashkëpunim me të gjithë popullin e malësisë së Gjakovës kanë arritur rezultate të mira për sa i përket vendosjes së rendit dhe qetësisë në rrethin tonë, gjë e cila tregon se rezultatet e deritanishme kanë qenë të mira dhe gjendja vazhdimisht ka ardhur në përmirësim.

Me këtë rast kërkoj nga të gjitha forcat politike, nga të gjithë qytetarët e rrethit të Tropojës, nga shoqatat, që të na ndihmojnë në vendosjen e rendit dhe qetësisë në rrethin tonë.

Me këtë rast të gjithë popullit të malësisë të Gjakovës i uroj për shumë vjet gëzuar Vitin e Ri dhe viti që po vjen të kalojë me sa më pak dhimbje dhe plagë.
Shtuar më 20/03/2017, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori