Publikohet video e plotë, ky ishte veprimi i CR7 ndaj Murillos (VIDEO)


Pëlqej
Cristiano Ronaldo e ka nisur Champions Leaguen me fanellën e Juventusit në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ai ka marrë karton të kuq që në mintën e 29', pas një reagimi që bëri ndaj mbrojtësit të Valencias, Jeison Murillo në nerva e sipër.

Ronaldo po përpiqej të ikte nga markimi i Murillos, por në një moment ky i fundit është rrëzuar në tokë.

Ky rrëzim duket se e ka acaruar shumë Ronaldon dhe ka tentuar që ta kap për flokësh Murillon por në atë monent kanë ndërhyrë lojtarët e tjerë.

Kaq ka mjaftuar që gjyqtari Felix Brych të ndëshkoi me karton të kuq.

Së fundmi është publikuar në rrjet edeh video e plotë e këtij inicidenti nga afër. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori