Puthi befasisht gazetaren, boksieri kërkon falje (VIDEO)
Boksieri Kurbat Pulev ka kërkuar falje që e kishte puthur pas meçit që e kishte fituar reporteren Jenny Sushe, e cila më pas e kishte paralajmëruar denoncimin ndaj bullgarit.

Boksieri i peshave të rënda, Kubrat Pulev ka kërkuar falje që e kishte puthur reporteren Jenny Sushe pa pëlqimin e saj.

Menjëherë pas incidentit, Pulev kishte refuzuar të kërkonte falje duke thënë se ata ishin miq.

Sushe më pas kishte marrë masa ligjore ndaj boksierit.
Puthja kishte ndodhur kur Sushe po e intervistonte bullgarin pas fitores së tij ndaj Bogdan Dinu.

Pulev ishte suspenduar nga Komisioni Atletik i Shtetit të Californias për shkak se i kishte munguar respekti primar dhe një herë për një herë ai nuk do të mund të boksojë.

"Më vjen keq. Kërkoj falje për atë që ka ndodhur me Sushe. Nëse do të mundë ta ktheja kohën prapa, natyrisht se nuk do ta bëja një gjë të tillë. Unë bëj gjëra të tilla pasi jam temperament dhe këtë e kam bërë nga lumturia e madhe që e ndieja në ato momente", ka thënë Pulev për "120 minutes". /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2019, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori