Quagliarela barazon Ronaldon, dopietë ndaj Spalit (VIDEO)
Fabio Quagliarela e ka nisur furishëm transfertën ndaj Spal duke shënuar dy gola të shpejtë dhe kap Cristiano Ronaldon në kuotën 19 realizimeve këtë sezon në Serie A.

Sulmuesi italian shënoi në minutën e 4 fillimisht me një kthesë të bukur nga brenda zone, ndërsa 7 minuta më pas shënoi edhe të dytin me një goditje me kokë.

Ndërkohë që 36-vjeçari ka mundësi të shënojë sërish për të marrë përkohësisht kreun e golashënuesve, do të duhet të presë edhe sfidën Napoli-Juventus, për të parë nëse CR7 do të shënojë sërish.
Shtuar më 03/03/2019, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori