Rabiot te Juventus, më shumë se një hipotezë
Pasi siguroi Aron Ramsey-n për sezonin e ardhshëm, Juventusi dëshiron të japë një tjetër përforcim në mesfushës dhe objektivi kryesor sipas La Repubblica është Adrien Rabiot i PSG-së, shkruan Albeu.com.

Mesfushori francez i datëlindjes 1995 duket se ishte i destinuar për Barcelonën, por nëna e tij Veronique, ka ironizuar Barcelonën dhe drejtori sportiv i Juves Paratici është gati të përfitojë nga kjo situatë.

Ndërsa dje u tha në media se ai ka nisur tashmë besidimet me nënën e Rabiot e cila është njëkohësisht dhe agjentja e mesfushorit francez.


Ndërkohë për të bindur Rabiot që të zgjedhë Juventusin, bardhezinjtë do ti duhet të ofrojnë të paktën të njëjtën pagë si Barcelona (rreth 10 milionë neto në sezon). /albeu.com/

Shtuar më 11/04/2019, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori