Rama duke iu marrë fryma: Nuk iki se unë i duhem këtij vendi (VIDEO)
Kryeministri Rama është duke mbajtur një fjalim të gjatë para kandidatëve të PS për zgjedhjet lokale duke i quajtur derdimenë Bashën, Berishën dhe Kryemadhin që po kërkojnë largimin e tij nga pushteti.

"Unë nuk ekam qëllim pushtetin dhe as karrigen ku nuk shkulem, por e kam mision dhe se të tjerët më kanë zgjedhur për të udhëhequr. Nuk iket nga kjo detyrë sepse e kërkojnë kundërshtarët që nuk kanë popull me vete", tha Rama duke theksuar se ata nuk e largonin nga pushteti me zgjedhje dhe e kërkojnë nga rruga.

Ndërkohë, kryeministri tha se i duhej vendit dhe nuk do të rrinte në detyrë nëse nuk e dinte se çfarë "katrahure do të bënin ata që do të vinin pas tij".

Rama theksoi se nuk ikte sepse ka nisur një luftë për bërjen e shtetit edhe pse po bën shtatë vite në detyrë. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2019, ora 11:59
Eri
e Shtunë 18 Maj 2019, Ora 11:51
He mo boll se lat nam dhe ju. Gazete fashiste
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori